Flash News

KRYESORE

"Autostrada Milot-Fier, investim abuziv", Shoqëria Civile video sensibilizuese: 51 km do u kushtojë shqiptarëve 1.2 mld euro?!

"Autostrada Milot-Fier, investim abuziv", Shoqëria Civile video

Pak ditë pas çeljes së tenderit për autostradën Milot-Fier, shoqëria civile denoncon aferën korruptive që po bëhet për ndërtimin e ketij segmenti.

Aktivisti Aulon Kalaja së bashku me disa të rinj të tjerë kanë kundërshtuar tenderin për krijimin e rrugës Milot-Fier, për shkak të vlerës marramendëse që investohet në të ndërkohë që vendi ndodhet në perjudhë post-tërmeti dhe pandemie.

Përmes postimit të një video-je, aktivistët tregojnë se projekti për ndërtimin e kësaj vepre, i dhënë me koncesion një kompanie greke e njohur si ‘Terna’, mbart afro të njëjtën vlerë sa ‘Rruga e Kombit”, pavarësisht terrenit ku po ndërtohet.

Sipas aktivistëve, pavarësisht se kalon nëpër rrugë ekzistuese dhe zona fushore në pjesën më të madhe të tij, vlera e këtij konçesioni do të kap 1.2 miliardë euro, pra gati gati të njëjtën vlerë sa ‘Rruga e Kombit’, e cila kushtoi 1.3 miliardë euro për shkak të terrenit të vështirë, me shumë ura dhe tunele në të cilin u ndërtua.

Aktivistët theksojnë se nga 115 km rrugë, 64 km janë tashmë të ndërtuara, kështu që vetëm 51 km duhet të ndërtohen. Pyetja e madhe që këtu sipas tyre është: “51 km do tu kushtojë shqiptarëve 1.2 miliardë euro?!”

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Të fundit