Flash News

KRYESORE

Avdullah Hoti pozitiv me COVID-19: Për dy javët në vazhdim, do i kryej detyrat nga shtëpia

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, në të cilin shkruan se pas një testimi ka rezultuar pozitiv më COVID-19.

Hoti thekson se nuk ka shenja, përveç një kolle të lehtë dhe se në vijimsi do t’i kryejë detyrat e tij kryeministrore nga shtëpia.

“Të nderuar,

Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.

Avdullahu”, shkruan Hoti.

Të fundit