Flash News

KRYESORE

‘Aventura’ e ambasadorit në veri, ngre flamurin kuq e zi në kufiri mes Shqipërisë dhe Malit të Zi: Përvojë e mahnitshme

Ambasadori i BE, Luigu Soreca këtë fundjavë e ka kaluar në veri të Shqipërisë.

Më anë të një postimi në tëitter, ambasadori i BE ka ndarë përvojën e tij në alpet shqiptare ndërsa poston foto nga Maja e Vajushës në 2050 metra, kufiri midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Madje, në njërën prej tyre shfaqet me një flamur kuq e zi.

“Hiking në Lëpushë, ju çon në zemër të Alpeve shqiptare! Ne u ngjitëm te Maja e Vajushës në 2050 metra, kufiri midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Përvojë e mahnitshme, pamje dramatike në dy luginat. Për të mos u humbur”, shkruan ambasadori i BE në Tiranë.

Të fundit