Flash News

KRYESORE

Aviacioni Civil shqiptar thirrje pasagjerëve për fluturimet drejt Italisë më 25 mars

Aviacioni Civil shqiptar thirrje pasagjerëve për fluturimet drejt

Nesër në Itali, sindikata e punonjësve ka paralajmëruar një grevë 4 orëshe, e cila nis në orën 10:00 paradite dhe përfundon në orën 14:00.

Nisur nga kjo situatë, Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje të gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendit fqinj gjatë së hënës, që të kenë kujdes, pasi si “pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve”.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.

Të fundit