Flash News

KRYESORE

Avionët grekë do të patrullojnë edhe në kufirin verior të Shqipërisë

Avionët grekë do të patrullojnë edhe në kufirin verior

Kontrolli i hapësirës ajrore të Malit të Zi, partnerit të ri të NATO-s, do t’u besohet aereonautikës së Greqisë dhe Italisë, që të dy vende anëtare të NATO-s, në të cilën u integrua në qershor edhe vetë Mali i Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur sot ministri i mbrojtjes i shtetit ballkanik Predrag Boskovic.

Siç citojnë mediat serbe, Boskovic ka shtuar se po përgatitet një marrëveshje teknike me dy vendet aleate për të përcaktuar kushtet dhe metodat e operacioneve të kontrollit të hapësirës ajrore.

Mali i Zi, ashtu sikurse Sllovenia, Shqipëria, Islanda dhe Republikat Baltike, nuk ka në zotërim mjete luftarake që të jenë në gjendje të garantojnë sigurinë dhe patrullimin e hapësirës ajrore kombëtare, kështu që një gjë e tillë bëhet me rrotacion, nga repartet e partnerëve të tjerë të NATO-s.

Në këtë mënyrë, Greqia do të patrullojë si në kufijtë jugorë, ashtu edhe në ata veriore me Shqipërinë, mundësi që nuk e ka patur asnjëherë në të kaluarën.

Të fundit