Flash News

KRYESORE

Avioni me emrin e poetit; Vajza e Lasgush Poradecit i del në krah Ramës: Le të pëlcasin zoti kryeministër

Avioni me emrin e poetit; Vajza e Lasgush Poradecit i del në krah

Në rrjetet sociale ka patur shumë reagime, pro dhe kundër, për vendimin e kryeministrit Edi Rama për t’i vënë avionëve të ‘Air Albania’ emra të poetëve shqiptarë. Në fakt, këto emra nuk rezultojnë askund të shkruar pasi edhe vetë ‘Air Albania’ regjistrohet në aeroport si ‘Turkish Airlines’.

Gjithsesi, një prej poetëve të përzgjedhur nga Rama është edhe i madhi Lasgush Poradeci. Vajza e poetit, Marie Poradeci, ka reaguar kundër kritikëve dhe thotë se zilia e ka gjuhën e gjatë.

“Llapaqenër që jeni mësuar vetëm me gjëra të ndyra dhe me sherre, vetëm shani sepse gjërat e bukura ja u helmojnë mendjen. Le të pëlcasin Zoti kryeministër”, shkruan Maria në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë:

Më shumë se sa gënjeshtra që i ka këmbët e shkurtra është zilia që e ka gjuhën e gjatë. I ka pickuar gjarpri në vend të lik, zoti kryeministër me emrin e Lasgushit, të gjithë ziliqarët e këtij vendi. Ata që nuk gëzohen dhe afirmojnë llafe të kota, as nuk e njohin Lasgushin. Po ata që afirmojnë a konfirmojnë dot? Llapaqenër që jeni mësuar vetëm me gjëra të ndyra dhe me sherre, vetëm shani sepse gjërat e bukura ja u helmojnë mendjen. Le të pëllcasin Zoti kryeministër...

Të fundit