Flash News

KRYESORE

"Avioni vetëm për punë", PD kërkon arsyen pas udhëtimit të Kryeministrit: Rama s'mund të fshihet, pse ishte në Francë me charter privat?

"Avioni vetëm për punë", PD kërkon arsyen pas

Partia Demokratike ka reaguar sërish përsa i përket udhëtimit të kryeministrit Rama drejt Parisit me charter privat. Duke e cilësuar “të turpshme harxhimin e mijëra eurove për luksin personal”, PD kërkon arsyen e këtij udhëtimi.

“E turpshme është që Edi Rama të harxhojë me mijëra euro për luksin personal, kur shqiptarët i ka lënë në pikë të hallit. E turpshme është që Edi Rama te udhëtojë si hajdut me charter personal dhe ta mbajë të fshehtë arsyen. E turpshme është të justifikosh luksin dhe vjedhjen e Ramës, duke akuzuar opozitën që zbuloi të vërtetën e udhëtimit në fundjavë prej 100 mijë euro me avion privat. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai ka udhëtuar me avion privat në fundjavë në Francë. Pse?”, thuhet në deklaratë.

Të fundit