Flash News

KRYESORE

Avokati: Arbër Çekaj nuk ka folur, policia kërkon ta fusë në sherr me grupet e tjera

Avokati: Arbër Çekaj nuk ka folur, policia kërkon ta fusë

Avokati Maks Haxhia, i cili ka autorizim të flasë në emër të Arbër Çekajt në Shqipëri ka mohuar lajmet se ai është penduar dhe se ka denoncuar emrat e disa anëtarëve të grupeve kriminale të arrestuar ditët e fundit.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit”, Haxhia shtoi se Çekaj nuk është marrë ende në pyetje nga prokurorët gjerman dhe as nga ata shqiptarë.

“Asnjë herë nuk është pyetur. Nuk ka bërë absolutisht asnjë seancë. Gjermania e mban për shkak te urdhër arrestit ndëkormbetar. Policia kërkon që të fusë ne sherr grupet kriminale, është mënyre e tyre. Ju garantoj se klienti nuk është pyetur njëherë as nga prokuroret shqiptar as nga ato gjerman”, pohoi Haxhia.

Arbër Çekaj u arrestua në shkurt të vitit 2018, pasi në kamionin e tij u kapën 613 kg kokainë, ndërsa u arrestua në Maj në një qytet afer Dresdenit në Gjermani.

Përgjimet dy vjeçare: A u bë Visho Ajazi ‘kurban’ për grupin e Avdylajve?

Basha me fakte të reja: Rama, biseda telefonike dhe mesazhe me anëtarët e grupeve kriminale

Të fundit