Flash News

KRYESORE

Avokati e pranon: Sota ka njohje me Tahirin por për patentat nuk kishte dijeni

Avokati e pranon: Sota ka njohje me Tahirin por për patentat nuk kishte

Në përfundim të seancës së sotme, avokati i biznesmenit Orest Sota thotë se klienti i tij nuk kishte dijeni që patentat e Saimir Tahirit ndodheshin në makinat e tij.

Avokati u shpreh se Sota ka njohje me ish-ministrin dhe shoferin e tij por kjo sipas tij nuk do të thotë se ka lidhje me patentat që u gjetën në makinë.

Sa i takon parave që i janë gjetur në makinë, avokati Fatmir Brakaj u shpreh se ato janë të justifikuara, pasi përdoren për aktivitetin e biznesit të familjes.

“Paratë janë tërhequr kesh, pasi janë paguar të gjitha detyrimet e tatimeve. Ne paraqitëm prova në Gjykatë, për rastin. Bëhet fjalë vetëm për para të ligjshme, të Sotës. Shoferi i ish-ministrit ka pranuar që ka bërë një gabim shumë të madh që ka harruar patentat aty. Sota nuk ka patur dijeni për patentat që ndodheshin në makinën e tij. Madje ai ka shfaqur habi kur policia ka gjetur patentat në makinë. Ai ka njohje me ish-minsitrin. Ka njohje edhe me shoferin e Tahirit, por kjo nuk do të thotë se ka lidhje me patentat që u gjetën aty. Do të ishte mirë që prokuroria të bëjë hetime objektive”, deklaroi për mediat avokati i biznesmenit Sota.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë “arrest me burg” për bizensmenin Ores Sota në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro si dhe dy leje drejtimi për mjetet lundruese në emër të Saimir Tahirit.

 

 

 

 

 

Të fundit