Flash News

KRYESORE

Avokati grek: Nëse vërtetohet se Anxhelina Petro është dhunuar seksualisht nga i ati, heq dorë nga çështja

Avokati grek: Nëse vërtetohet se Anxhelina Petro është

Avokati grek Vassilis Noulezas ka deklaruar në mediat greke se nëse rezultatet e analizave mjeko-ligjore vërtetojnë se Anxhelina Petro është dhunuar seksualisht nga i ati, Aleko Petro,  ai do të hiqte dorë nga çështja.

“Nëse rezultatet e analizave nga mjekët ligjorë vërtetojnë se Anxhelina ka përjetuar përdhunim apo dhunë seksuale nga i ati, do jap dorëheqjen menjëherë”, është shprehur avokati.

Kujtojmë që Aleko Petro, pas një debati të ashpër me vajzën e tij Anxhelina Petro, e goditi më shumë se 7 herë në kokë me një shufër metalike, duke i shkaktuar vdekjen. Trupin e vajzës 29-vjeçare e varrosi në oborrin e pasëm të shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur pasi 52-vjeçari nuk pranonte lidhjen e së bijës me një emigrant afgan, i cili është fëmijë i birësuar i një çifti grek. Anxhelina Petro mësohet se bashkëjetonte me të dashurin e saj afgan prej më shumë se një viti.

Të fundit