Flash News

KRYESORE

Avokati ‘hakmerret’ ndaj ish-ministrit: Nuk mund të krahasohet Xhafaj me një mallist si Tahiri

Avokati ‘hakmerret’ ndaj ish-ministrit: Nuk mund të krahasohet

Rreth dy vite me parë, avokati Genc Gjokutaj u shoqërua në komisariat, pasi asokohe u tha se nuk iu bind forcave të policisë.

“Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentat e mjetit. Genc Gj. nuk ka pranuar ti japë dokumentat punonjësit të policisë por ka filluar ti ofendojë ata”, njoftonte policia.

Unifomat blu, madje publikuan edhe një video, e cila tregonte momentin e ndjekjes dhe ndalimit të Gjokutajt; video e cila u kritikua dhe u cilësua si një hakmarrje e ministrit të Brendshem, Saimir Tahiri.

Megjithatë, duket se Gjokutajt nuk i ka dalë ende inati me Tahirin, të cilin e cilësoi si mallist në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News.

“Nuk mund të krahasohet Fatmir Xhafaj me një mallist si Saimir Tahiri”, pohoi Gjokutaj.

Më poshtë momenti i ndalimit të Gjokutajt:

https://www.youtube.com/watch?v=3qB5EHRg4GI

Të fundit