Flash News

KRYESORE

Avokati i Adriatik Llallës: Zero gjyqtarë do kalojnë vettingun, do përdoren si tabelë qitje

Avokati i Adriatik Llallës: Zero gjyqtarë do kalojnë vettingun,

Juristi Sokol Hazizaj, njëherësh edhe avokati që mbrojti Adriatik Llallën, kur u tërhoq nga vettingu mendon se ngërçi në sistemin e drejtëisisë është i qëllimshëm, teksa si shembull konkret përmend Gjykatën e Lartë.

Hazizaj paralajmëron po ashtu se kalueshmëria e pastërtisë së figurës nga gjyqtarët do të jetë pothuajse zero. "Nga të dhënat që kam unë, pushteti gjyqësor do të jetë zero. Prokuroria nuk ka qenë në tabelën e qitjes për reformën në drejtësi. Do jetë 50 me 50. Më shumë kanë ngelur në KPK se sa janë kualifikuar. Kualifikojnë këshilltarët e Gjykatës së Lartë.

Ata që nuk kanë punuar asnjëherë gjyqtarë dhe thonë numri është më i lartë.  Kjo është e menduar më së miri për të çuar pushtetin gjyqësor në këtë pikë. Nuk është parë dhe nuk është dëgjuar që të mos ketë Gjykatë të Lartë. Nuk ka sens që tre anëtarë që kanë ngelur në Gjykatën e Lartë marrin vendime pezullimi kundër qytetarëve”, thekson Hazizaj.

Të fundit