Flash News

KRYESORE

Avokati i Çilit tregon detaje nga ndalimi i botuesit: Prokuroria e Përmetit u nxitua, abuzive mbajtja në komisariat

Avokati i Çilit tregon detaje nga ndalimi i botuesit: Prokuroria e

Avokati i botuesit Henri Çili, Andi Duraj ka treguar detaje nga ndalimi i i klientit të tij, duke e cilësuar veprim të paligjshëm.

Në një prononcim për gazetaren e “News24” Brikena Metaj, Duraj tregoi se Çili është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës në orën 22:00 të mbrëmjes së 27 shkurtit, rrugës duke shkuar për në shtëpi.

Avokati sqaron se Çili është mbajtur abuzivisht në komisariat, duke argumentuar se urdhri i ndalimit është prerë dje në orën 8:15.

Sipas tij, deri tani prokuroria nuk ka zbatuar procedurën e marrjes në pyetje, pavarësisht gatishmërisë së tij për të dhënë shpjegime.

Po ashtu avokati Duraj sqaroi se klienti i tij nuk është pyetur me procesverbal, ndërkohë që ka mohuar kategorikisht akuzat.

Prokuroria e Përmetit është nxituar se nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit. Materialet nga policia ende nuk i kanë shkuar prokurorisë së Përmetit. Për këtë arsye masa e arrestit për nesër është e pamundur të jepet. Afati përfundimtar është 96 orë”, tha avokati Duraj.

Të fundit