Flash News

KRYESORE

Avokati i Ervis Martinajt: Ndaj klientit tim nuk ka asnjë akuzë konkrete; u përpoq të shuante sherrin

Avokati i Ervis Martinajt: Ndaj klientit tim nuk ka asnjë akuzë

Avokati i Ervis Martinajt ka deklaruar sot se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë akuzë konkrete sa i përket ngjarjes së 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku një person mbeti i plagosur dhe tre të tjerë u plagosën.

Gjatë intervistës për emisionin ‘Open’, avokati mohoi edhe deklarimet që janë publikuar në media lidhur me dëshminë e Martinajt përpara prokurorëve. Ai theksoi gjithashtu se me shtetasin Ervin Mata (i fejuari i Elvana Gjatës), Martinaj ka patur marrëdhënie të mirë dhe janë përpjekur të shuajnë sherrin.

“Deklarimi në media nuk është i vërtetë. Kam lexuar fjalë që Ervis Martinaj nuk i ka thënë asnjëherë. Ka dhënë shpjegime për prokurorët me insistimin e tij. Shpjegimet i ka dhënë në praninë time dhe janë kontradiktore për mua. Me Ervin Matën ka deklaruar se nuk ka patur asnjëherë konflikt. Kjo dëshmi e tij mbështetet edhe nga disa dëshmi të tjera. Personi (Martinaj) nuk ka asnjë akuzë konkrete. Nuk ka asnjë prova ndaj Ervis Martinajt përveç faktit se ka qenë aty kur ka ndodhur ngjarja. Ai dhe Ervin Mata kanë bërë përpjekje që të shuhet ai sherr, por ka qenë e pamundur që palët të qetësohen. Nuk ka asnjë provë ndaj tij. Fabiol Gaxha nuk ka qenë asnjëherë truprojë e Martinajt. Ai ishte nip i djalit të dajës së Ervis Martinajt”, deklaroi avokati.

Sa i përket personave të tjerë të përfshirë në konflikt, avokati tha se është i fokusuar vetëm te klienti i tij.

Të fundit