Flash News

KRYESORE

Avokati i Popullit: Institucionet për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duhet që të bashkëpunojnë

Avokati i Popullit: Institucionet për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Institucioni i Avokatit të Popullit këshillon që institucionet e ngarkuara për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duhet që të bashkëpunojnë dhe të ushtrojnë funksionet veta parashikuar nga Kushtetuta.

Në raportin paraprak për veprimtarinë e Këshilli të  Emërimeve në Drejtësi shpreh shqetësimin se pati përpjekje për të kufizuar kompetencat ligjore të këtij institucioni.

Një tjetër konstatim ka qenë edhe niveli jo i duhur i transparencës nga ana e kryetarit të KED-së. or më tepër që edhe për publikun ka pasur shkelje të së drejtës për tu informuar, ndërsa ka si të vetmen mënyrë informimi faqen zyrtare të KED-së. AP ngre shqetësimin se përplasjet midis institucioneve po dëmtojnë reformën në Drejtësi.

“Një nga arsyet për të cilat u ideua dhe u bë Reforma në Drejtësi, ishte humbja e besimit të publikut tek institucionet e Drejtësisë. Pikërisht për këtë arsye jemi të mendimit se puna mjaft e madhe e bërë nga shumë institucione shtetërore, si për procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ashtu edhe atë të ngritjes së institucioneve të reja të parashikuara nga legjislacioni i Reformës në Drejtësi, po dobësohet pikërisht nga përplasjet institucionale të ndodhura gjatë procesit për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.”

Ky institucion e konsideron shumë të madh e të pajustifikuar presionin në të cilin u vunë kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, thjesht për faktin se kanë kandiduar, kur veprimet e përzgjedhjes apo renditjes janë përtej mundësisë së tyre të vendimmarrjes.

Në lidhje me konfliktin e fundit, Avokati i Popullit ka këtë qëndrim: “A mund të jetë i justifikuar apo legjitim përdorimi i mekanizmit zhbllokues si qëllim për të kufizuar (madje parapërcaktuar) përzgjedhjen e organeve të emërtesës? Në gjykimin e institucionit të Avokatit të Popullit, çdokush duhet të ushtrojë funksionet e veta si anëtar i një të tëre, i strukturës së shtetit, pa imponuar vullnetin e tij në zgjedhjet që u takojnë organeve të tjera. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi institucional dhe jo e kundërta, janë në themel të Shtetit të së Drejtës dhe jo konflikti i pandërprerë.”

Të fundit