Flash News

KRYESORE

Avokati i Popullit kryen hetime për deportimin e mësuesit ‘gylenist’ drejt Turqisë: Rekomandimi për Policinë

Avokati i Popullit kryen hetime për deportimin e mësuesit

Avokati i popullit ka reaguar përsa i përket rastit të shtetasit turk Harun Çalik. Pas një hetimi të hollësishëm mbi këtë rast, Institucioni i Avokatit të Popullit ka përpiluar disa rekomandime për policinë e shtetit, ku i kërkon asaj të marrë masa për respektimin e të drejtave të të huajve në Republikën e Shqipërisë konform me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.

Rekomandimi i Avokatit të Popullit  për rastin e Çalik:

Institucioni i Avokatit të Popullit ka përpiluar një hetim të hollësishëm në lidhje me deportimin e shtetasit turk Harun Çalik nga vendi ynë në fillim të këtij viti.

Në përfundim të hetimit Avokati i Popullit i ka nisur një listë me rekomandime Policisë së Shtetit duke i kërkuar asaj të marrë masa për respektimin e të drejtave të të huajve në Republikën e Shqipërisë konform me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.

Avokati i Popullit ka konstatuar problematika në lidhje me procedurat e ndjekura dhe dokumentacionin e përpiluar nga autoritetet e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë për rastin e deportimit të shtetasit turk Harun Çalik ndaj i ka rekomanduar Policisë së Shtetit të kryejë një analizë të hollësishme të tyre.

Po ashtu Avokati i Popullit ka kërkuar hartimin e një udhëzuesi që do të shërbejë për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë nga ana e Policisë së Shtetit.

Avokati i Popullit ka tërhequr vëmendjen që situata të tilla si ajo me shtetasin turk Harun Çalik duhet të mos përsëriten në asnjë mënyrë në të ardhmen.

Hetimin e plotë dhe rekomandimet  e Avokatit të Popullit në gjuhën shqipe mund t’i lexoni këtu:https://www.avokatipopullit.gov.al/media/manager/website/media/Rekomandim%20per%20policine.pdf

Të fundit