Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Avokati i Popullit: Kufizimi i fjalës së lirë me gjoba dhe mbyllje e transmetimeve, më e rrezikshme se pandemia
Përmes një deklarate për mediat, Institucioni i Avokatit të Popullit sqaron se është njohur përmes medias sot me lajmin se Ora News - një nga transmetuesit e rëndësishëm televizivë në vend - është gjobitur nga ISHSH, e më pas është kërkuar ndërprerja e transmetimit, për shkak të pretendimeve për mosrespektimin e disa rregullave të pranisë në studio të të ftuarve gjatë programeve të këtij televizioni.
“Avokati i Popullit së pari kërkon që masat e distancimit social për sa proporcionale me gjendjen që ka diktuar vendosjen e tyre, duhet të zbatohen e të respektohen nga të gjithë. Në të njëjtën kohë është e natyrshme se masat administrative duhet të jenë në përshkallëzim e assesi nuk mund të jenë qëllim në vetvete për institucionet përkatëse.
Ato duhet të zbatohen sigurisht me proporcionalitet dhe kujdes në përputhje me ligjin dhe qëllimin e rëndësishëm që duhet të arrihet e që është ndërprerja e përhapjes së virusit. Propozimi për marrjen e masës së ndërprerjes së transmetimeve për televizionin Ora News, përveç gjobave nuk flet për një qasje të ekuilibruar dhe konstruktive të autoriteteve tona ndaj medias.
Fjala e lirë është një cilësi e cila edhe nëse nuk do të ekzistonte në shoqëri, do të duhej të ushqehej e të nxitej nga institucionet tona, pasi ajo i bën mirë shëndetit të demokracisë sonë për të cilën fjala e lirë ka efektin që do të kishte vaksina mbi coronavirusin.
Edhe perceptimi se po gjurmohet çdo ngjarje anësore për t’u përdorur si pretekst për kufizimin e fjalës së lirë, si përmes gjobave ashtu edhe përmes njoftimit të mbylljes së transmetimeve, në optikën e Avokatit të Popullit përbën një rrezik më të madh se Pandemia.
Avokati i Popullit vlerëson se në kushtet kur është e qartë se situata e coronavirusit në vendin tonë dhe kudo në Europë po shkon drejt qetësimit dhe masat po pësojnë një relaksim të përgjithshëm, rreptësia ekstreme që po tregohet ndaj rregullave të vendosura muaj më parë, është në shpërpjesëtim me panoramën e përgjithshme.
Gjithashtu, Avokati i Popullit ka kryer ditën e sotme një verifikim në mjediset e Komisariatit nr.1, pas ankesës së bërë në institucion se janë shoqëruar shtetasit Kastriot Çipi, Donald Dedja dhe Nderim Kurti pas pjesëmarrjes së tyre në një tubim paqësor në sheshin “Skënderbej”.
Duhet pasur parasysh se mandati ligjor i Avokatit të Popullit në rastin e shoqërimit të qytetarëve ka të bëjë me verifikimin e procedurave të ndjekura gjatë shoqërimit dhe/ose arrestimit të qytetarëve dhe jo me vlerësimin nëse veprimet apo mosveprimet përbëjnë vepër penale.
Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë zhvilluar takim me personat e shoqëruar dhe kanë marrë deklaratat e tyre. Sipas deklarimeve të të shoqëruarve, ndalimet janë bërë nga punonjës policie në disa raste të pa-pajisur me mjete identifikimi. Shtetasi Kastriot Çipi ka deklaruar se është shoqëruar ndërkohë që po kryente filmimin e ndalimit të qytetarit Altin Goxhaj dhe se punonjësit e policisë nuk kanë marrë parasysh kredencialet e tij si gazetar. Ai gjithashtu ka raportuar se vuan nga probleme shëndetësore dhe se në komisariat për disa orë nuk i është komunikuar karta e të drejtave dhe shkaku i shoqërimit, si dhe është privuar nga kontrolli mjekësor, medikamentet dhe qasja me avokatin.
Avokati i Popullit u tërheq vëmendjen autoriteteve ligjzbatuese që në ushtrimin e detyrës të ruajnë me çdo kusht kriteret e proporcionalitetit në çdo vendim dhe masë që ndërmarrin për shoqërimin e çdo qytetari që rezulton të mos ketë kuptim të qartë apo të njëjtë me atë të tyre në lidhje me masat kufizuese të vendosura në rastin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vendin tonë.
Qëllimi i këtyre masave s’mund të jetë heshtja e zërit ndryshe apo mospajtues me politikat e qeverisë. E kundërta është e vërtetë. Besimi i qytetarëve dhe më gjerë, se masat janë të duhurat dhe proporcionale dhe se zbatimi i tyre ka të vetmin qëllim, ruajtjen e të drejtës së jetës së tyre, është provuar të sjellë rezultat shumë më të mirë se dhjetëra apo qindra gjoba.
Askush nuk mund të pajtohet me retorikën se masat ekstreme ndaj qytetarëve kanë qëllim fundor mbrojtjen e jetës së qytetarëve prej pandemisë, nëse gjatë zbatimit të këtyre masave, shëndeti, siguria, mirëqenia dhe garancia e jetës në një vend të lirë për qytetarët, cënohen po aq keq sa do të ishin cënuar edhe nga vetë prekja prej virusit pandemik”, përfundon reagimi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38