Flash News

KRYESORE

Avokati i Rexhep Rrajes përplaset me gjyqtaren: Jeni nën presionin e politikës dhe medias

Avokati i Rexhep Rrajes përplaset me gjyqtaren: Jeni nën presionin e

Avokati i Rexhep Rrajes është përplasur me trupin gjykues në Gjykatën e Apelit ditën e sotme ku u la në fuqi vendimi i gjykatës së Krujës, duke u dhënë masa “arrest me burg” për 25 vjeçarin.

Ilir Murati është shprehur se gjyqësori po vendos nën presionin e politikës dhe presionin mediatik, ndërsa gjykatësja Shpresa  Beçaj e siguroi se do të jepet vendimi në bazë të provave.

“Masa e arrestit nuk është e ligjshme. Gjykata është nën presionin e politikës dhe medias. Xhisiela ka bërë tre deklarime dhe më pas e mohon. Pra klienti im duhet të jetë i lirë. Në këtë rast duhet përgjegjësi penale ndaj personit qe ka bere kallezimet dhe me pas tërheqjen e tyre. Klienti im nuk u largua dhe nuk shkon në burg vullnetarisht, por kur kryen një vepër penale. Media me politikën politizoi çështjen”, u shpreh avokati në një deklaratë para mediave.

http://politiko.al/seanca-per-rrajen-xhisiela-shfaqet-perpara-gjykates-jam-ketu-per-te-kerkuar-lirimin-e-rexhepit/

Të fundit