Flash News

KRYESORE

Avokati i Shullazit i shkruan Ramës, Metës e Ruçit: Klienti im po mbahet padrejtësisht në regjimin e posaçëm 41 bis

Disa ditë pas izolimit në regjimin e posaçëm 41 bis, avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi u ka nisur një letër Presidentit Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Përmes kësaj letre, Meçi e ka konsideruar këtë masë të padrejtë sepse sipas tij Shullazi është ende në një proces gjykimi.

Avokati flet edhe për  paqartësi dhe shkelje të të drejtave tek ligji për sistemin 41-BIS.

“Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur në IEVP 313 “Jordan Misja”, bashkë me të kanë qenë në të njëjtën isntitucion dhe nipi i tij Endri Zekam shoku i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të gjithë këta sipas gjykatës së shkallës së parë ”pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”.

Nëse ministri e ka fjalën për këta persona, të cilët janë pjesë e të njëjtën organizatë kriminale, kujtojmë se mes qenieve njerëzore ka dhe marrëdhënie njerëzore, daja do e takojë dhe do flasë me nipin e tij, kjo nuk mund të quhet as kriminale dhe as e kundraligjshme”, thuhet ndër të tjera në letrën e Meçit.

Sqarojmë se Emiljano Shullazi, ka në paraburgim plot 4 vjet e 3 muaj, ne dy vjet e gjysëm ka qenë edhe i punësuar në Bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullores ndaj tij. Si ta shpjegojmë që ky indicid, ka respektuar me përpikëri rregulloren nga njëra anë dhe një ditë të bukur me diell, si ‘rrufe në qiell të pastër”, u bë “Armiku Publik” që duhej patjetër të izolohej në regjimin e posacëm 41 bis?”, thekson avokati.

Kliko ketu per letren e plotë

Të fundit