Flash News

KRYESORE

Avokati i Tahirit: Dëgjova shtatë muaj më parë se do të dënohet me 12 vite burg

Maks Haxhia, avokati i Saimir Tahirit mendon se procesi ndaj klientit të tij është i montuar politikisht. Në emisionin “Java” në RTSH, Haxhia u shpreh se shtatë muaj më parë ka dëgjuar se Tahiri do të dënohet më 12 vite burg, e cila konvertohet në 8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

“Me sinqeritet ua them se e kam dëgjuar shtatë muaj më parë se Tahiri do të dënohej me 12 vite burg. E kam diskutuar edhe me Tahirin dhe e dinim”, deklaron Haxhia.

Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për tre vepra penale: “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “pjesëmarrje ne grup të strukturuar kriminal” ndërsa seanca e radhës do të jetë më 19 shtator.

Të fundit