Flash News

KRYESORE

“Avokati i Trump u dënua se shkeli ligjet zgjedhore”, studiuesi Kola: Kjo është pyetja që kam për diplomatët në Tiranë

“Avokati i Trump u dënua se shkeli ligjet zgjedhore”, studiuesi

Duke sjellë rastin e Michael Cohen, ish-avokat i presidentit amerikan Donald Trump, që është dënuar për shkak se ka shkelur ligjet zgjedhore, studiuesi Vladimir Kola ngre një pyetje për diplomatët amerikanë që shërbejnë në Tiranë.

“Përse nga një anë ju në raportet tuaja zyrtare shkruani se ka akuza për shkelje të ligjeve zgjedhore, por nga ana tjetër në deklaratat tuaja nuk bëni pyetje të tipit “si ka mundësi që në Shqipëri, për akuzat në fjalë, askush nuk është dërguar në gjyq apo dënuar?”,- pyet Kola.

Studiuesi rikujton raportin e publikuar pak ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku theksohej se zgjedhjet e 2017-ës u zbehën nga akuzat për blerje votash, ndërkohë që për këto akuza nuk është hetuar dhe nuk është dënuar askush.

Reagimi i plotë i Vladimir Kolës:

NJË PYETJE PËR DIPLOMATËT AMERIKANË

Të nderuar diplomatë amerikanë, ne shtetin tuaj SHBA, ish-avokati i Presidentit Trump, Micheal Cohen është në burg, edhe për shkak se akuzohet se ka shkelur ligjet zgjedhore.

https://www.ajc.com/…/michael-cohen…/vdDCRDwLbT6wkgXamENVpI/

Madje, hetimi po behet edhe për vetë Presidentin.

Të nderuar diplomatë amerikanë, në Raportin e vitit 2018 mbi Shqipërinë, që është publikuar në sitin e Departamentit të Shtetit (Ministria e Jashtme) të SHBA, mbi zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri, shkruhet, po e citoj “elections respected fundamental freedoms but were marred by allegations of vote buying and pressure on voters.” “zgjedhjet respektuan te drejtat themelore, por u zbehen nga akuzat për blerje votash dhe nga presioni kundrejt votuesve” (faqja e parë e raportit):

https://www.state.gov/documents/organization/289341.pdf

Pra, edhe në Raportin e institucioneve amerikane pranohet, se ka akuza për shkelje të ligjeve zgjedhore, në zgjedhje e vitit 2017 në Shqipëri.

Gjithashtu, siç e thashë në Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar njerëz në burg, edhe në lidhje me zgjedhjet amerikane të vitit 2016 dhe ka hetime ne vazhdim.

Ndërsa, në Shqipëri, edhe pse janë përmendur akuzat për shkelje të ligjeve zgjedhore, edhe për zgjedhjet e vitit 2017, me sa kam unë dijeni, jo vetëm qe nuk është futur askush në burg, por as në gjyq nuk është dërguar askush.

Prandaj, pyetja ime për ju diplomatë amerikanë është kjo: përse nga një anë ju në raportet tuaja zyrtare shkruani se ka akuza për shkelje të ligjeve zgjedhore, por nga ana tjetër në deklaratat tuaja nuk bëni pyetje të tipit “si ka mundësi që në Shqipëri, për akuzat në fjalë, askush nuk është dërguar në gjyq apo dënuar?”

Ndoshta gabohem, por mua nuk më rezulton të keni bërë ndonjë pyetje të tillë.

Të fundit