Flash News

KRYESORE

‘Avokati’ më i madh që ka sot Shqipëria për negociatat, ka qenë sipas Ramës, kryeministri që rrënoi Bullgarinë

‘Avokati’ më i madh që ka sot Shqipëria për

Bojko Borisov është shfaqur në këto gjashtë muajt e fundit si një avokat i rëndësishëm i Shqipërisë në hapjen e negociatave. Me marrjen e presidencës së BE-së, Bullgaria vendosi prioritet të parë procesin integrues të Ballkanit Perëndimor dhe protagonizimi i Borisov ka qenë tepër i lartë.

Por ai që sot konsiderohet ‘avokat’ i Shqipërisë, në 2013-ën ka qenë sipas Edi Ramës, kryeministri i djathtë që rrënoi institucionet dhe ekonominë e Bullgarisë.

“Iku edhe një KM i djathtë pasi rrënoi institucionet dhe ekonominë e Bullgarisë! Së shpejti një socialist, miku ynë Stanishev, do votohet si KM”, shkruante Rama në shkurt të 2013-ës.

Këtë deklaratë, Rama e ka bërë kur ishte ende në opozitë, por me ardhjen në pushtet ka ndryshuar tërësisht qëndrim dhe Borisov është tashmë aleat i tij në lobimin për hapjen e negociatave.

Distancohet Italia, ambasadori Cutillo: I takon Qeverisë shqiptare të ndryshojë idenë e skeptikëve për negociatat

Të fundit