Flash News

KRYESORE

Avokati Ngjela: “Rruga e Kombit” është ndërtuar me paratë e popullit, s’ka pagesë. Zbato ligjin amerikan Rama ose ik!

Avokati Ngjela: “Rruga e Kombit” është ndërtuar me

"Ky është ligji amerikan, sepse ky është koncepti i tregut të lirë dhe të drejtë”, shkruan Ngjela teksa i bën thirrje kryeministrit të zbatojë ligjin ose të largohet.

Reagimi i Spartak Ngjelës:

Terminalet e pagesës në një rrugë ka të drejtë t'i vendosë vetëm konçesionari që e ka ndërtuar rrugën ose autostradën me paratë e tij. Sepse ky do të nxjerrë paratë e investimit.

Kurse, kur rruga është ndërtuar me paratë e popullit, nuk ka pagesë.

Ky është ligji amerikan, sepse ky është koncepti i tregut të lirë dhe të drejtë.

Prandaj; Rrugën e Kombit e ka ndërtuar populli me taksat e tij, dhe fitimet i merr konçesionari duke rropatur popullin që e ka paguar vetë rrugën ... Dhe, sigurisht, rrjedhimisht , këtu fiton edhe korrupsion i shqiptar.

E shikoni se ku jemi?

Zbato ligjin Rama ose ikë... Se vepra penale që po kryen është shumë e rëndë.

  1. E gjithë kjo shkelje e madhe e parimeve të tregut dhe korrektesës së shtetit vjen si pasojë e faktit që ky kryeministër, i bllokuar nga financimi perëndimor, nuk ka para për shtetin

Por, në një rast të tillë, nuk dërrmohet dinjiteti i popullit për pushtetin e Ramës, por ikën Rama që kryeministri i pranuar nga Perëndimi të fillojë financimin normal të zhvillimit shqiptar.

Masat restriktive të fiskut, i kanë bërë vetëm tiranitë mesjetare.

Por më i rëndë është fakti se historia antishtet në Shqipëri po përsëritet me ngjashmëri të plotë.

  1. Koncepti që korrupsioni kryeministror Rama ka për taksimin e Rrugës së Kombit, është përsëritje e pushtetit individual si kult kriminal i Enver Hoxhës.

    Njëlloj si Enver Hoxha, që , embargon që i kishin vënë të gjitha vendet europiane si të inkriminuar kundër popullit të tij, ia kaloi të gjithë vuajtjes së shqiptarëve në rropatjen e tyre kooperativiste. Dhe gjithçka për të siguruar paratë që të vazhdonte pushtetin e tij kriminal.

Për të gjitha këto; Rama duhet të japë dorëheqjen se ka fyer shqiptarët me metoda enveriste të mbajtjes së pushtetit personal.

Rropatja banditeske kooperativiste kundrejt shqiptarëve ka marrë fund. Dhe Rama, nëse nuk e kupton, duhet ta dijë se, akti i taksimit që po ndërmerr, është vepër penale shumë e rëndë, sepse, edhe nëse grabit popullin me taksa antiligjore dhe antikushtetuese, përsëri për të mbajtur pushtetin, je në korrupsionin më të përbindshëm.

Të fundit