Flash News

KRYESORE

Avokati i njohur reagon pas vrasjes së drejtorit të OSHEE: Maskat nuk falin jetë njerëzish

Avokati i njohur reagon pas vrasjes së drejtorit të OSHEE: Maskat nuk

Avokati i njohur Saimir Vishaj ka reaguar pas vrasjes së drejtorit të OSHEE, Roland Sali, në atentatin e djeshëm në Shkodër, ku mbeti i vrarë edhe një pronar televizioni lokal.

Vishaj tregon se ka patur të afërm Saliun, për të cilin thekson se ka qenë njeriu më i mirë që kishte njohur.

Reagimi i Saimir Vishajt:

Mjerë qyteti im Vlora!

Sot u vra vëllai im apo kushëriri im i afërt. Nuk ka rëndësi detyra apo funksioni i tij. Ishte njeriu më i mirë dhe fjalë ëmbël në qytetin tim. Por “Maskat" nuk falin jetë njerëzish në një qytet turistik që çdo kush do të dashurohet me jetën dhe jo me vdekjen...

‘97 në Vlorë ka lënë pasoja por sot u vra një drejtues imagjino një qytetar i thjeshtë!!!!

Larg krimit, pro paqes.

Kusho, ti duhet të ishe i fundit që mund të ikje në këtë mënyrë, pasi ti transmetoje pozivitet në qytetin tonë..

Të fundit