Flash News

KRYESORE

Avokati i Popullit paralajmëron punonjësit e administratës: Mos u përfshini në fushatë zgjedhore

Avokati i Popullit paralajmëron punonjësit e administratës: Mos u

Avokati i Popullit, Igli Totozani përmes një letre zyrtare i është drejtuar ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Mirela Harito dhe  të gjitha bashkive në vend dhe  i’u kërkon të marrin masa ndaj punonjësve të administarës që mos marrin pjesë në fushatat zgjedhore gjatë orarit të punës.

Totozani  paralajmëron se në rast se do të konstatohen raste konkrete do të kërkohet marrja e masave disiplinore në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës apo të Nëpunësit Civil, ndaj atyre punonjësve që anashkalojnë detyrat dhe misionin e tyre të ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji.

“Institucioni i Avokatit të Popullit në përputhje me nenin 60 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe me ligjin 8454/1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, në funksion të ushtrimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, për 4 mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të individëve, ka nisur me inisiativë dhe do të ndërmarrë në vijim një monitorim për punonjësit e Administratës Publike (qendrore dhe vendore) mbi përfshirjen ose jo të këtyre nëpunësve në fushatë zgjedhore gjatë orarit zyrtar të punës. Bazuar në praktikat e mëparshme të punës së Avokatit të Popullit, kryesisht gjatë vitit 2013, para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në vend, ka rezultuar një numër i konsiderueshëm ankesash, me objekt largime të padrejta nga puna në mënyrë të menjëhershme por, bazuar në pretendimet e ankuesve motivacioni lidhej me “bindjet politike” si dhe mosmarrjen pjesë në fushatë zgjedhore. Ligji nr.8417, datë 21.10.1998, mbi miratimin e “Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar në nenin 107 të tij, përcakton termin “nëpunës publik”. Sipas këtij neni misioni i nëpunësit publik (duke përfshirë të gjithë ata nëpunës që janë pjesë të shërbimit civil apo që trajtohen edhe me Kod Punës është zbatimi i ligjit dhe të janë në shërbim të popullit” thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Të fundit