Flash News

KRYESORE

Avokati tregon arsyen e shkarkimit të Hajdarmatajt: U bë ‘kurban’ për Tahirin dhe Lallën

Avokati tregon arsyen e shkarkimit të Hajdarmatajt: U bë

I ftuar në emisionin “360 gradë” në Ora News, avokati Genc Gjokutaj ka komentuar shkarkimin e kreut të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj nga kryeprokurorja Arta Marku. Gjokutaj theksoi se kjo lëvizje është anti-ligjore, ndërsa zbuloi se largimi i tij mund të lidhet me faktin se po kërkonte të arrestonte ish-ministrin Tahiri dhe se nuk ka pranuar arrestimin e Adriatik Llallës.

Mënyra se si nisi kjo histori me prokurorinë dhe përkohshmërinë e kësaj prokuroreje, kjo nuk është furtunë është ciklon. Prokuroria me ligjin e ri është një organ i decentralizuar, ndërsa me këtë lëvizje po vuloset centralizmi. Prokurorja e Përgjithshme në 2018-n, kjo vazhdon me dorë të hekur dhe emëron dhe shkarkon prokurorë. Është bërë një lëvizje antiligjore. Besim Hajdarmataj është një nga zyrtarët më serioz, është një prokuror që është përballur me politikën dhe u ndalua nga politika. Nuk ju dha arrestimi për ta çuar në Gjykatë z. Tahiri dhe në momentin që Tahiri shkarkohet, lëviz edhe ky, sepse ky nuk lajthit në ligj dhe në prova. Dikush më thotë që ju e njihni se po kërkohet edhe arrestimi i Llallës. Hajdarmataj nuk mund e bën këtë. Llalla përplasjet nuk i ka bërë me dosjet, prandaj ambasadori e mbështet këtë lëvizje”, u shpreh Gjokutaj.

Të fundit