Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Avokatja e Popullit: Utopike të kërkosh drejtësi nga autoritetet shtetërore mbi informacionin që gjenerohet në universin online
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca është ndalur gjatë te liria e medias, pas miratimit të paketës Anti-shpifje’ dy ditë më parë në Parlament.
Gjatë konferencës vjetore me tëmë “Liria pa urrejtje liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”, ku të pranishëm ishin edhe presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokatja e Popullit tha se është utopike të kërkosh drejtësi nga autoritetet shtetërore mbi informacionin që gjenerohet sot në universin online.
“fjala e lirë u vu seriozisht në pikëpyetje ditët e fundit kur të gjithë jemi dëshmitarë të debateve të mëdha rreth paketës tashmë të miratuar për disiplinimin e kontentit të mediave online në Shqipëri.
Përmbajtja shpesh shqetësuese dhe pa standarde profesionale në galaktikën heterogjene të medias online, u shndërrua në një justifikim për t’ia nënshtruar “rregullimin” e këtij kaosi, institucioneve në varësi të qeverive.
Se kush duhet të jetë struktura që duhet të vendosë rregull në këtë botë kaotike, ky është një debat global. Disa javë më parë, komediani i famshëm britanik Sasha Baron Cohen, foli për atë që do të ishte rrjeti social facebook nëse do të binte në duart e nazistëve në vitet 30. Edhe vetë Hitleri do të kishte mundësi të postonte materiale propagandistike në facebook, po të kishte arritur të kishte një llogari atje, në dobi të kauzës së vet të shfarosjes së hebrenjve.
Baron Cohen, i cili është njëkohësisht edhe një activist I zellshëm dhe kreativ për të drejtat e njeriut, foli për atë që e quajti ngatërresa midis “free speech” dhe “free reach”. Dikush duhet të ndërhyjë, thërrasin aktivistë të shqetësuar si Sasha Baron Cohen. Dhe mbase të zgjedhurit demokratikë të institucioneve tona shtetërore, mund të jenë më të përshtatshmit, sugjerohet tani.
Mirëpo, të nderuar miq, edhe pse mund ta llogaris veten time të rreshtuar midis atyre që me sinqeritet të plotë thërras “duhet rregull”, sërish stepem kur hedh vështrimin për të parë shëndetin e demokracive prej të cilave kërkohet sot kryerja e kësaj detyre.
Po, vërtet të zgjedhurit në mënyrë demokratike nga popujt e vendeve tona, mund të ishin ata që mund të kujdeseshin e të ndërtonin mekanizma që do ta frenonin agresionin e fake neës, hate speech e plot pabesive të tjera që godasin aftësinë e shoqërive tona për të perceptuar realitetin përmes mediave online apo edhe rrjeteve sociale.
Mirëpo sa të sigurt jemi ne në demokracitë tona? Sa të shëndosha janë themelet e institucioneve që kemi ndërtuar?
Nuk e di më, nëse të njëjtat ligjësi frenuese që mund të zbatoheshin mbi grupime okulte terroriste që përhapin propagandë mashtruese në rrjet po zbatohet me po atë rreptësi edhe ndaj kompanive të lobingut apo atyre të online marketing që kundrejt pagesës janë në gjendje të fabrikojnë idhuj të rremë tolerance dhe lirie brenda trupit të diktatorëve më gjakpirës.
Si I bëhet pra? Si mund të vihet rregull në këtë kaos?
Unë vazhdimisht kam qenë partizane e mendimit se nuk ekziston diçka e tillë si një zgjidhje e thjeshtë për çështje komplekse. Dhe, të nderuar miq, të kërkosh që autoritetet shtetërore, përmes forcës së tyre (shpesh edhe selektive ne zbatimin e ligjit) të vënë drejtësi mbi oqeanin e informacionit që gjenerohet sot në universin online, është jo vetem nje një përgjigje e thjeshtë dhe sipërfaqësore por edhe utopike.
Mësimi që nxjerrim nga ky debat, është se sot posedojmë teknologji që e tejkalojnë aftësinë tonë për ta kontrolluar ndikimin e tyre. Pra, shoqëria jonë sot, është më e zonja të ndërtojë teknikisht sesa të kuptojë intelektualisht. Jemi pra përballë një mungese, dhe kjo është mungesa e kuptimit. Nuk mund ta zgjidhim një problem, nëse fillimisht nuk e njohim atë në mënyrë të gjithanshme.
Dhe qyshse njeriu u bë njeri, kemi vetëm një mënyrë njohjeje: edukimi.
Ajo që duhet të bëjmë, nuk është të kufizojmë sasinë e informacionit që një numër gjigantesk njerëzish, grupimesh, prirjesh dhe filozofish përhapin sot përmes teknologjisë online.
Ajo që duhet, është ta bëjmë ndikimin e së keqes të padëmshëm. E kjo mund të arrihet vetëm përmes një përpjekjeje të madhe për emancipim, edukim dhe zhvillim të aftësive të mendimit kritik në shoqërinë tonë të sotme. Jo investim në polici e burgje të të gjitha llojeve, qofshin ato edhe polici të mendimit dhe burgje të ideve. Përkundrazi: shkollë e dituri për të gjithë e me çdo mënyrë e promovim standartesh te larta!!!! Ta fillojme ne e ta fillojme nga vetja!!!!”, tha Ballanca.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38