Flash News

KRYESORE

Axhenda/ Opozita pret takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias

Axhenda/ Opozita pret takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias

Opozita po përgatitet që të takohet me ekspertët e Komisionit të Venecias në Shqipëri. Një delegacion do të jetë ditën e hënë Shqipërinë, në kuadër të përgatitjes së projekt-opinionit për kompetencat e presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Partia Demokratike ka lajmëruar se takimi midis ekspertëve dhe përfaqësuesve të opozitës është caktuat që të jetë të martën. Përfaqësues të opozitës në takim do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.

"Lidhur me lajmin e mberritjes se eksperteve te Komisionit te Venecias ne Shqiperi, disa media, duke iu referuar nje axhende te paperditesuar, kane njoftuar se Komisioni i Venecias nuk do te takohet me opoziten. Ne te vertete, takimi me PD dhe LSI eshte planifikuar te jete ne 10 Shtator, ora 08.00, ne Rogner. Perfaqesues te opozites ne takim do te jene Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha.", ishte njoftimi i PD-së.

Veç opozitës, delegacioni do të takojë autoritetet shqiptare; Presidenti i Shqipërisë, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesit e shumicës dhe opozitës në Kuvend, anëtarët e Komisionit Hetimor, Ministri i Brendshëm, përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit