Flash News

KRYESORE

Azem Hajdari “bashkon” Bashën dhe Rudina Hajdarin

Vijojnë homazhet për nder të ‘pishtarit të demokracisë, Azem Hajdarit sot 21 vjet pas vrasjes.

Pranë memorialit te ish selia e PD kanë kryer së bashku homazhe në kujtim të ish liderit të studentëve të dhjetorit kreu i PD, Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, bashkë me familjen Hajdari.

Sot në këto homazhe, Rudina Hajdari shfaqet për herë të parë që pasi ndryshe nga opozita, ajo nuk pranoi të djegë mandatin e deputetes, pranë kreut te PD, Lulzim Basha.

Ata kanë vendosur kurora me lule pranë memorialit për të nderuar kujtimin e ish deputetit demokrat, i vrarë me armë zjarri bashkë me truprojën e tij mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.

Mollë e kalbur se nuk dogji mandatin? Rudina Hajdari ‘hakmerret’ me Bashën, i “merr” Kirin në Grupin Demokrat

Të fundit