Flash News

KRYESORE

Azerbajxhani ndihmon Shqipërinë me 500 mijë euro për dëmet nga tërmeti

Azerbajxhani ndihmon Shqipërinë me 500 mijë euro për

Kabineti i Ministrave i Azerbajxhanit ka lëshuar një urdhër “Për shpërndarjen e burimeve Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit” duke ofruar ndihmë për të prekurit nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Azerbajxhanit ka ndarë paratë nga Fondi Rezervë, për të ndihmuar Shqipërinë për t’u rimëkëmbur, shkruajnë mediat vendore, raporton BW.

49 është bilanci i viktimave që humbën jetën nga tërmeti i së martës me magnitudë 6.4.

Po ashtu, sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Mbrojtjes, nga tërmeti janë regjistruar edhe rreth 750 persona të plagosur.

Dy zonat më të prekura janë Thumana dhe Durrësi, por e prekur është edhe Laçi, Lezha dhe Tirana.

Të fundit