Flash News

KRYESORE

Azia goditet nga tajfunët, rrezikohen mbi 4 milionë njerëz

Azia goditet nga tajfunët, rrezikohen mbi 4 milionë njerëz

Tajfuni Mangkhut po kërcënon më shumë se katër milionë njerëz, në veri të vendit në Filipine, ku kanë nisur edhe evakuimet duke angazhuar dispozitat emergjente për ndihmë.

Stuhia katastrofike e kategorisë së 5-të, ka vënë në alarm gjithë Azinë Lindore dhe Juglindore. Dy tajfunet, Mangkhut dhe Barija, po godasin të gjithë rajonin e Azisë.

Mangkhut është më i fortë se uragani Florence, i cili aktualisht ka prekur Bregun  Lindor të SHBA-së. Shpejtësia aktuale e erës është 285 kilometra për orë.

Mangkhut tashmë ka prekur Guam dhe ishujt Marshall në Paqësor, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe mungesë të energjisë në pothuajse të gjitha vendet.

Të fundit