Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Që ti nuk gjen punë, që ke situatë të vështirë ekonomike, që je 20 vjeҫ dhe kërkon të kesh një të ardhme më të mirë - të gjitha këto për autoritetet gjermane nuk janë arësye për të marrë azil.
Qyteti bavarez Kitzingen, me kullën e famshme Faltertrum, ku sipas legjendës evropiane ndodhet varri origjinal i Drakulës. Qytetet buzë lumit Main, me katedralet romane dhe gotike në rajonin e Frankonisë do të jenë pika referimi dhe do të mbeten gjatë në kujtesën e Enea Shehut, 22-vjeҫarit nga fshati Lapardha në Berat.
"Do të kthehem atje një ditë, të takoj miqtë e mi gjermanë, të pimë një gotë verë të bardhë nga vreshtat e Frankonisë dhe t'i falenderoj për gjithë sa mora dhe mësova prej tyre," - më thotë Enea, tek flasim në një klub, në fshatin Lapardha, në këto ditë shiu fund dhjetori.
Azilkërkues në Bavari
Historia e tij është ajo e mijra të rinjve nga Shqipëria që duke përfituar nga lëvizja e lirë në zonën Shengen, mbrritën në Gjermani për të kërkuar azil dhe kush më herët, kush më vonë sot është i riatdhesuar apo e pret riatdhesimi.
Qyteti Kitzingen
"Kam ikur me tren nga Bolonja në Mynih. Nuk njihja asnjeri atje, por një shok më kishte dhënë emrin e kampit, në qytetin bavarez Kitzingen, ku qëndronin të gjithë ata që aplikonin për azil në Bavari, nga shumë kombësi. Qëndrova atje 4 muaj, pastaj shkova në një kamp tjetër azilantësh në Würzburg. Atje bashkia, pas një farë kohe, më dha një banesë pa para dhe 335 euro në muaj për ushqim. Por aplikimi im pas një viti u refuzua. Autoritetet gjermane më thanë që Shqipëria është një vend i sigurtë dhe Gjermania nuk pranon azilantë nga vende të sigurta. Pas refuzimit mora një avokat me 700 euro. Shqyrtimi zgjati 6 muaj. Nuk fitova. Nuk doja të qëndroja në mënyrë të paligjshme, të më kapnin dhe të më hiqnin për 5 vjet të drejtën e lëvizjes në zonën Schengen. Në janar të vitit 2016 u ktheva vetë në Lapardha, me një biletë avioni të paguar nga autoritetet lokale në Würzburg," më tregon Enea.
Papunësia - shtysa drejt kërkesës për azil
Në Lapardha Enea mbaroi gjimazin e fshatit. Nuk vazhdoi universitetin se nuk kishte mundësi financiare. Punë në fshat apo në Berat nuk gjeti. Atëhere filloi të shkojë në Greqi, në Itali, të mbledhë agrume dhe ullinj apo të punojë në ndërtim. Kur mbaronin tre muajt e lejuar nga rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e zonës Shengen, kthehej në fshat ku rrinte tre muaj pa punë për të rifilluar përsëri punën sezonale në tre muajt e lejuar.
"Kjo erdhi dhe u bë e vështirë për mua. Papunësia ishte shtysa kryesore që shkova në Bavari duke shpresuar se mund të kisha shans që ta merrja azilin. Sajova edhe një histori hakmarrjeje por pa rezultat. Më thanë të njëjtën gjë: Shqipëria është vend i sigurtë. Që ti nuk gjen punë, që ke situatë të vështirë ekonomike, që je 20 vjeҫ dhe kërkon të kesh një të ardhme më të mirë - të gjitha këto për autoritetet gjermane nuk janë arësye për të marrë azil. Nga 100 shqiptarë që ishim në kamp vetëm njëri fitoi të drejtën të qëndronte, pasi pati një kontratë pune ”- thotë Enea.
Rinia kërkon të ikë
Fshati Lapardha, me 18 mijë banorë shtrihet në një zonë fushore-kodrinore me ullishta, shtëpi të reja një- dhe dykatëshe, rrugë të shtruara, ka gjimnaz, kafene dhe klube. Shumica të ndërtuara nga paratë e emigrantëve, kryesisht në Greqi. Por që nga kriza greke ata nuk dërgojnë më para. Papunësia ka sjellë emigrimin e banorëve drejt qyteteve të mëdha, apo për punë sezonale në bujqësi dhe ndërtim në Greqi dhe Itali. Kryeplaku i fshatit Lapardha, Tafil Bilҫari, është shumë i shqetësuar nga ikja e rinisë.
"Rreth 20-30 të rinj nga fshati janë kthyer pas refuzimit të azilit. Por janë të papunë. Situata ekonomike është e vështirë. Të rinjtë duan të ikin. Fshati po zbrazet. Në fshat ka mbetur popullsia e plakur që merret me prodhimet bujqësore në sera dhe vjeljen e ullinjve. Perimet na i marrin tregëtarët me ҫmime shumë të ulta dhe nuk kemi fare leverdi t'i mbjellim dhe t'u bëjmë shërbime. Ulliri ka shumë shpenzime, kërkon spërkatje që të mos të zërë miza dhe t'i hyjë krimbi. Edhe produktet blegtorale të fshatit na i marrin me shumicë me ҫmime shumë të ulta: një litër qumësht na e marrin 20 lekë dhe e shesin 350 lekë. Nuk kemi subvensionim nga shteti për bujqësinë dhe blegtorinë, nuk kemi investime në fshat. Këto hapin vende pune dhe mbajnë një pjesë të rinisë në fshat. Një pjesë tjetër natyrisht do të ikë, në kërkim të një jete më të mirë, por brenda rregullave dhe ligjeve" thotë kryeplaku.
Të kërkosh azil - kohë e humbur
Në kërkim të një jete më të mirë Enea jetoi një vit gjithsej në dy qytetet bavareze Kitzingen dhe Würzburg. Tani është i bindur që rruga që zgjodhi ishte e gabuar.
"U them te gjithëve mos e provoni. Është kohë e humbur!"- thotë ai.
Enea ndjen mirënjohje për gjithshka që përjetoi dhe mësoi në vitin e tij bavarez 2015-2016.
"Banorët, njerëzit e thjeshtë në Kitzingen dhe Würzburg ishin shumë të kulturuar, bujarë dhe të ndjeshëm ndaj azilantëve. Na sillnin ushqime dhe veshje në kamp pavarësisht nga ato që na jepnin autoritetet. Atje mësova që korrektesa është një vlerë që nuk duhet të më mungojë, që punën kur e bën duhet ta bësh të saktë, që më tepër se sasia është cilësia ajo që të jep dinjitet. Repektimi i ligjit, qëndrimi aktiv i banorëve ndaj çështjeve që prekinin gjithë komunitetin më ka bërë shumë përshtypje: Atje bëra miq që kam qef t'i takoj përsëri një ditë," - thotë Enea.
Viti bavarez ia hoqi një herë e mirë nga koka idenë që të vazhdojë të kërkojë azil në një vend tjetër në BE apo jashtë tij. Më thotë që ka zëra se në Angli është më lehtë të gjesh punë në të zezë dhe se rrjetet e krimit të organizuar kriminale kërkojnë 15 mijë dollarë që të pajisin me dokumenta fallco. Por ai nuk i ka këto para dhe me përvojën që pati Gjermani, ka krijuar tani bindjen se rrugët jo të ligjshme janë rrugë qorre, që nuk të nxjerrin askund.
"Kam qef të vazhdoj shkollën e lartë. Dua të bëhem infermier. Do të punoj në Itali dhe Greqi në tre muajt që më lejon lëvizja e lirë, do të mbledh para që të shkoj në universitet për infermier. Do të kem një zanat, këtu në Shqipëri apo diku tjetër." - thotë Enea./DW
Qyteti Kitzingen
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46


