Flash News

KRYESORE

Azilkërkuesit, Çako: Rregulla të forta parandaluese, nuk shkelim mbi parimet e integrimit në BE

Azilkërkuesit, Çako: Rregulla të forta parandaluese, nuk

Vetëm pak ditë pasi Ministria e Brendshme publikoi dhe bëri të qarta rregullat dhe kriteret që duhet të dinë qytetarët shqipëtar për të udhëtuar në zonën “Shengen”, një mesazh tjetër i fortë ka ardhur nga drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ku gjatë një inpsektimi në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë-Thanës, ai është ndalur pikërisht tek masat e rrepta që janë ndërmarrë për parandalimin e azilkërkuesve. Duke u shpreshur se mundësitë për të kërkuar azil në zonën “Shengen”, janë zero dhe për rrjedhojë ai iu ka bërë apel qytetarëve që të ndërgjegjësohen për këtë pjesë.

“Në mënyrë të veçantë jemi këtu dhe për një aspekt, i cili është bërë tashmë shqetësim lidhur me lëvizjen e disa shtetasve shqiptarë me qëllim dhe kërkesë për azilkërkim në vendet e BE-së, të cilët deri diku janë shndërruar në një farë problemi për shtetin shqiptar por edhe për vetë ata, duke mos e kuptuar dhe mos e konceptuar qartë se integrimi i vendeve tona bëhet me rregulla, bëhet me norma dhe jo në mënyrë klandestine ose duke shkelur parimet bazë të integrimit të BE”, tha Çako nga Qafë- Thana gjatë takimit dhe inspekimit në kuadër të bashkëpunimit me policinë maqedonase.

Kreu i policisë theksoi më tej se policia kufitare do të vazhdojë kontributet për t’ju bërë të qartë vendeve të BE-së se azilkërkimi është një fenomen, i cili nuk ekziston, e drejta për të përfituar në këtë mënyrë është zero dhe do të vazhdojë të jetë zero.

“Ne u tregojmë dhe i orientojmë ata se ka forma të vazhdueshme ligjore, përmes kontratave ligjore të punës nëpërmjet Ministrive përkatëse”, tha më tej Çako.

Të fundit