Flash News

KRYESORE

Azilkërkuesit shqiptarë në Hollandë, bie ndjeshëm numri i aplikimeve

Azilkërkuesit shqiptarë në Hollandë, bie ndjeshëm numri

Bie numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Hollandë, pas rregullavë strikte që vendosi ministria e drejtësisë hollandeze. Numri i azilkërkuesve shqiptarë ka rënë ndjeshëm në gjysmën e dytë të këtij viti, ku nga 600 persona që kërkonin azil në shtetin hollandez  në 6 mujorin e parë të këtij viti, numri ka rënën në 200. Ndërkohë duhet të kujtojmë që Hollanda anulloi pagesat dhe ndihmën që iu jepte azilkërkuesve nga Shqipëria, Maroku  dhe Algjeria.

Ishte pikërisht ministri i Drejtësisë së Hollandës Klaas Dijkhof, i cili pati deklaruar vitin e shkuar që vendet që konsiderohen të sigurta e kanë të pamundur të sigurojnë të drejtat e refugjatëve në shtetin hollandez. Kjo u cilësua prej tij si  padrejtësi, sa kohë vendet nga të cilat vijnë janë të sigurta.

Statistikat e shërbimit të emigracionit hollandez tregojnë që në 6 muajt e fundit numri i azilkërkuesve ka rënë ndjeshëm. Nga  1,200 përsona nga Maroku kërkonin azil në Hollandë në gjysmën e dytë të vitit të kaluar 485 persona. Ndërkohë që numri i azilkërkuesve algjerian ra nga 900 në 440.

Të fundit