Flash News

KRYESORE

Baba i dy fëmijëve, kush është shqiptari që humbi jetën në Itali pas sherrit me të riun

Baba i dy fëmijëve, kush është shqiptari që humbi

Identifikohet viktima shqiptare që humbi jetën në zonën e Chiari-t, në krahinën e Breshias në Itali.

Sipas mediave italiane, ai është identifikuar si Arben Kola 32 vjeç dhe humbi jetën në spital disa orë pas sherrit në rrugë me një shqiptar tjetër.

Viktima mësohet se ishte baba i dy fëmijëve dhe dyshohet se ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, nga përplasja e kokës në trotuar në anë të rrugës.

Policia arrestoi autorin e ngjarjes, një 26-vjeçar shqiptar, i cili njihet edhe si person me precedent penal, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

Të fundit