Flash News

KRYESORE

Babai dhunon djalin 15-vjeçar në Tiranë

Babai dhunon djalin 15-vjeçar në Tiranë

Një 47-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi keqtrajtoi dhe dhunoi fizikisht djalin e tij 15-vjeç.

Arrestimi i Bilbil Dafku, 47 vjeç u bë nga policia e komisariatit nr 1. Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- Automatik model 56

- 2 karikatorë me fishekë

- 347 fishekë model 56

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Keqtrajtim i të miturit”, “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 124/b, 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

Të fundit