Flash News

KRYESORE

Babai i 25-vjeçarit nga Kruja që ndërroi jetë në aksident, ka një mesazh: Gabim i momentit, mund të jetë i i fundit... 

Babai i 25-vjeçarit nga Kruja që ndërroi jetë në

Xhemali ose Xhemi siç e thërrisni të afërmit e tij, njihej si një djalë energjik dhe plot pasion për të jetuar dhe ndjerë i lirë. Ndjekës i sporteve të aventurës, thuajse çdo fundjavë praktikonte hedhjen me parashutë, ngjitje nëpër male, zhytje në det, një eksplorues i vërtet i natyrës.

Por, me 17 korrik Xhemi u përplas nga një tjetër mjet në autostradën “Tiranë -Durrës”. Fatkeqësisht Xhemi nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra. Vetëm 25 vjeç, prej një gabimi jo të tij, Xhemi ndërroi jetë duke i lënë vend dhimbjes që "gjëmoi" në qytetin e gurtë, Krujën!

Babai i Xhemit, Artan Goga, mes dhimbjes për humbjen e të birit, flet i përhumbur, aq sa gati nuk e beson se djali i tij, nuk do trokasë më në derën e shtëpisë.  Por ende gjen pakëz forcë, për të falenderuar gjithë qytetarët e Krujës për mbështetjen në këto ditë të vështira.

“Falenderoj të gjithë ata miq, dashamirës që  na u gjetën pranë në këto momente të vështira të familjes sime si dhe të gjithë personat që e ndihmuan tim bir në minutat e fundit të jetës”, shprehet zoti Artan për Politiko.al.

Artan Goga, marrë shkas nga aksidenti fatal që i mori jetën të birit, ka një mesazh për çdo drejtues mjeti. “Tregoni shumë kujdes dhe shumë qetësi, pasi një gabim i momentit, mund të jetë gabimi i fundit, që lë pas dhimbje dhe lot”, shprehet më tej Goga. /Politiko.al/

Të fundit