Flash News

KRYESORE

Babai i arrestohet për falsifikim vizash në SHBA, jep dorëheqjen zv.ministrja e Arsimit

Babai i arrestohet për falsifikim vizash në SHBA, jep dorëheqjen

Jep dorëheqjen zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhia, për shkak se babai i saj u arrestua mes 22 personash të akuzuar për  falsifikim vizash drejt SHBA.

I ati Eduart Haxhia u arrestua në operacionin "Crystal Eagle" për falsifikim pasaportash dhe trafikimit të klandestinëve jashtë Shqipërisë.

52 vjeçari akuzohet për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" më shumë se njëherë , "Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave" , "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Lorena Haxhia u emërua në ministrinë e Arsimit në shkurt 2019, pas një karriere në media.

Të fundit