Flash News

KRYESORE

Babai i dy fëmijëve i jep fund jetës në Berat, cilat shkaqet dyshohet se e shtynë drejt vetëflijimit

Babai i dy fëmijëve i jep fund jetës në Berat, cilat shkaqet

Një 51-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi. Viktima është shtetasi Shpëtim Krasi nga lagjia “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit

Shpëtim Krasi pasi kishte darkuar qetësisht me familjen, kishte konsumuar “fostoksinë” dhe ishte shtrirë për të fjetur. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm. Familjarët pasi kanë vënë re që i kishte buzët e nxira dhe nuk reagonte aspak, kanë njoftuar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku pas ekpsertizës së kryer ka rezultuar një sasi e madhe helmi e llojit “fostoksinë” në gjak.

Shpëtim Krasi ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte prej vitesh si roje në një filial banke në Berat. Sipas familjarëve, Shpëtimi asnjëherë nuk kishte shfaqur shenja depresioni, por kishte disa javë që ishte mbyllur në vetvete, për shkak të konflikteve të shumta që kishte me bashkëshorten, me të cilën ishte në procedurat e divorcit.

Familjarët kanë deklaruar në polici se ky mund të ketë qënë i vetmi shkak që e çoi drejt vetëhelmimit 51-vjeçarin, që nuk hapej me askënd për problemet e tij familjare.

Burimet zyrtare konfirmojnë se, vdekja ka ardhur si pasojë e vetëhemimit pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit