Flash News

KRYESORE

Babai i vëllezërve Xhaka: Zvicra e di që shqiponja është simboli jonë kombëtar, ishte gjest emocional dhe jo politik

Babai i vëllezërve Xhaka: Zvicra e di që shqiponja

Babai i Taulant dhe Granit Xhakës, Ragip Xhaka është një nga tifozët e pranishëm në Elbasan Arena për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Në një intervistë për ‘Super Sport’ ai ka folur edhe për gjestin që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi.

“Zvicra e di që shqiponja është simboli jonë kombëtar. Nuk duhet cilësuar si shumë e rëndë. Ishte një gjest emocional dhe jo politik. Nuk ka asgjë të keqe. Por kur mbron ngjyrat e një shteti tjetër duhet të kesh pak kujdes”, u shpreh Ragip Xhaka.

i pyetur se kush është pika e tij e dobët, Taulanti apo Graniti, ai u shpreh se nuk mund të përgjigje duke thënë se “nuk i dalloj. I kam të dy bijtë e mijë. Pikë të dobët kam të voglin(Granitin), por edhe Taulantin… Nuk i ndaj dot”.

 

Të fundit