Flash News

KRYESORE

Babai i vrau të dashurin, reagon 23-vjeçarja: Pse o Ols nuk ma dëgjove fjalën? Luftove me mish e me shpirt për mua

Ditë më parë 51-vjeçari Rezmi Çaushaj plagosi për vdekje Olsi Lelon, 38—vjeç, ndërsa sipas dëshmive thuhet se shkak ishte mospranimi i lidhjes që kishte viktima me vajzën e autorit.

Ditën e sotme 23-vjeçarja, Suada teksa ka publikuar një foto në rrjetet sociale me të ndjerin, ish të dashurin e saj, shkruan se do e çojë deri në fund dëshirën e tij dhe se është motivi i vetëm që e ven të ecë para.

Postimi i plotë i vajzës:

“75 ore pa ty Olsi im! Me mungon zeri jot! Me mungon shikimi jot dhe ai shkelqimi ne syte e tu! Me mungon Ols shtrengimi i dores tende dhe thoje t’kam jete, suada! Pse o Ols nuk ma degjove fjalen ate dite, pse? Ke luftuar me mish e me shpirt per mua zemer. Isha shume frikacake zemer, ti ishe i vetmi burim i energjise time dhe forces time! Kur te kisha prane isha njeri i tjetersuar. Me ngrije peshe, kur me thoje, suada ti m’ke zgjuar, nga gjumi! E kupton? Olsi ne kishim gjetur vetveten tek njeri-tjetri. Shume plane, endrra, deshira ishim duke u munduar t’i realizonim mes kesaj situate te rremujshme! Ols i vetmi motiv qe me ben te eci ne kete jete eshte shembellimi i fytyres tende! Une do ta coj deshiren tende deri ne fund zemra ime!”\

Të fundit