Flash News

KRYESORE

Babai i Xhuljeta Çunit: Dy netët e fundit s’fola me vajzën, policia na garantoi që do ta mbronte

Babai i Xhuljeta Çunit: Dy netët e fundit s’fola me

Sulejman Çuni, babai i 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, ishte në Greqi kur vajza e tij u vra nga Xhafer Mata. Në një intervistë dhënë për gazetarin Spartak Koka, në emisionin “Opinion” u diskutua për vrasjen që tronditi “Don Boskon” në kryeqytet më 8 Qershor.

Babai i 19-vjeçares thotë se nuk kishte asnjë dijeni që vajza e tij të ketë qenë e lidhur me 31-vjeçarin Mata. Ndërsa, për denoncimin që e bija kishte bërë në polici ndaj Xhafer Matës më 7 Maj, e kishin mësuar 3 ditë përpara vrasjes.

“Asnjë gjë. Unë kam qenë në Greqi, vetëm kur më morën në telefon që të kanë vrarë gocën më thanë”, teksa shtoi: “Unë me gocën flisja natë për natë. Dy netët e fundit nuk kam folur me të”.

Bashkëshorten e tij e kishte telefonuar oficeri i zonës rreth datave 4-5 Maj, i cili i kishte dhënë garanci për jetën e vajzës. Por, tre ditë më pas dy plumba i morën jetën 19-vjeçares, e cila mëngjesin e së premtes ishte nisur për të dhënë provimin e Maturës.

“Atë natë që erdha fola me nusen, më tha që më ka marrë në telefon i plotfuqishmi i zonës që mos ki frikë se do ta mbrojmë gocën”, pohoi ai.

Po ashtu, ai sqaroi se nuk kishte dijeni se vajza ishte e lidhur më Xhafer Matën, me të cilin jetonin në të njëjtën lagje.

Të fundit