Flash News

KRYESORE

Babai i maturantit të dhunuar deklaron: Na qëlloi kryetari i PS-së se votojmë për LSI

Babai i maturantit të dhunuar deklaron: Na qëlloi kryetari i

Pas publikimit të rastit të dhunës së ushtruar ndaj maturantit nga mbështetës të Partisë Socialiste, ka reaguar edhe babai i tij. Orgest Grembi ka rrëfyer se është qëlluar për faktin se do të votonte LSI-në.

Babai i tij  ka thënë se edhe ai është goditur nga kryetari i Partisë Socialiste. “Isha në punë në fshat, mbarova me gjithë dy çunat. Këta ishin në hije të shelgut dhe ngacmuan çunin “Për kë do votosh ti? Për LSI do votosh ti?

Ne të q. ku… “. Ishte bashkë me dy vëllezërit e tjera. E goditën me lopatë me leva, i thyen edhe telefonin. Djali është anëtar i LSI-së, është qejfli, bredh, ç’punë ka ai. Kam bërë kallëzim edhe unë, se edhe mua më goditën. Ai që më goditi mua është kryetari i partisë PS, e ka të çarën në majë të buzës. Kërkojmë drejtësi. Pa drejtësi nuk bëhet shtet”, ka thënë Kujtim Grembi.

Të fundit