Flash News

KRYESORE

Babai shtrihet para Gjykatës: më ktheni fëmijën ose do të digjem me benzinë

Babai i një fëmije 3 vjeçar ka protestuar për atë që e quan vendim të padrejtë duke u shtrirë para Gjykatës së Apelit në Vlorë. Burime lokale nga Vlora raportojnë se Elidon Isufaj, është shtrirë para Gjykatës pasditen e së hënës rreth orës 14:30, si formë proteste ndaj një çështjeje e cila është zgjidhur padrejtësisht sipas tij. Ai kërkon fëmijën 3 vjeçar, i cili sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, i ka kaluar ish-bashkëshortes së tij. I njëjti vendim i lejon Isufajt që ta takojë fëmijën në fundjavë. Isufaj pretendon se fëmija është i rrezikuar, pasi ish gruaja nuk është e aftë ta mbajë dhe e ka braktisur disa herë, duke u larguar jashtë vendit. Isufaj ka kërcënuar se në rast se nuk do t'i kthejnë fëmijën, do të digjet me benzinë. 

©Politiko.al

Të fundit