All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

‘Babalja’, Salianji del nga prokuroria: Asnjë hetim për të akuzuarit, më morën të pandehur se denoncova një trafikant

‘Babalja’, Salianji del nga prokuroria: Asnjë hetim për
All - Paragraf - 1

Ervin Salianji nga radhët e Partisë Demokratike është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, pasi u mor si i pandehur, lidhur me çështjen e njohur ‘Babalja’.

All - Paragraf - 3

Mbi të rëndon akuza e kallëzimit të rremë, ndërsa pasi doli nga prokuroria ai tha për gazetarët se nuk ka asnjë hetim ndaj te akuzuarve dhe se u mor si i pandehur vetëm se bashkë me një gazetar denoncoi një trafikant droge.

“Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të nisë një procedim si të pandehur për denoncimin e një trafikanti që. Mbi bazën e kallëzimit që sot nuk gjendet jam i proceduar, do ta vazhdojmë procesin. Nuk ka pasur hetim siç duhet të kishte për drejtorin e policisë, për kreun e grupit parlamentar të PS, dhe ish ministrin e Brendshëm të shkarkuar. Më akuzojnë agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Jetmir Olldashi.  Çeshtja do të shkojë në gjykatë dhe atje do të rrëzohet”, u shpreh Salianji.

Kujtojmë që dhe më herët Prokurorinë e Krimeve të Rënda pati marrë në pyetje Salianjin lidhur me audio përgjimin në të cilin pretendohej se shfaqej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ku fliste për pazare droge.

Të fundit