Flash News

KRYESORE

Babani kërcënon me padi, Bardhi i shpall sfidën: Në cilin hotel ke bujtur më 24 janar 1996?

Babani kërcënon me padi, Bardhi i shpall sfidën: Në cilin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas kërcënimit të kryebashkiakut Mark Babani se do ta padis për dëmtim të imazhit. Në një postim në "Facebook", Bardhi shkruan se Babanit do t'i duhen avokatët për tu mbrojtur dhe e pyet mbi deklaratën e tij se në Itali ka qëndruar në hotel teksa punonte.

“Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë. Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?”, shkruan Bardhi.

Bardhi publikoi në mesditë një dokument që tregonte se Babani rezulton i dënuar me 6 muaj burg në Itali prë vjedhje makinash.

Reagimi i plote:

Marq Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994. Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë.

Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?

Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.

Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete.

p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës.

Të fundit