Flash News

KRYESORE

Babani, socialisti i tretë i inkriminuar, Bardhi: Kush na i jep dosjet

Babani, socialisti i tretë i inkriminuar, Bardhi: Kush na i jep dosjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka hedhur poshtë akuzat e mazhorancës së informacionet për kryebashkiakët e inkriminuar i kanë marrë në rrugë jot ë ligjshmë. Në A2 CNN, Bardhi u shpreh se dokumentet janë autentike dhe se janë ndihmuar nga faktorët ndërkombëtar.

“PD nuk është as prokurori as polici, pra ne nuk kemi mjete institucionale për të kryer verifikimet dhe kjo nënkupton një kohë më të gjatë për të verifikuar rastet konkrete, që kërkojnë një process të gjatë. Informacionet i kemi marrë në rrugë jozyrtare, në rrugë zyrtare i ka marrë vetëm kryeministri që i mban në sirtarët e tij. Kjo do të thotë se çdo material është autentik dhe është marrë në formë të ligjshme. Shqipëria ka miq të shkëlqyer, ka miq në të gjithë botën që duan që krimi i organizuar të mos marrë pushtetet të inkriminuar në Shqipëri. Partnerët ndërkombëtarë na kanë ndihmuar”, deklaroi ndër të tjera Bardhi.

Duke përmendur rastin e Pjetrit, Kajmakut dhe Babanit, ai shtoi se këto informacione i kanë marrë pas 30 qershorit, pasi në të kundër do t’i kishin denoncuar më herët.

Të fundit