Flash News

KRYESORE

Baçi: Qeveria heq specialistët nga ALBPETROL-i dhe i zëvendëson me militantë të Rilindjes; deri më tani janë pushuar 600 punonjës

Baçi: Qeveria heq specialistët nga ALBPETROL-i dhe i

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun Fier, Luan Baçi ka denoncuar atë që po ndodh me kampaninë Alpetrol. Baçi tha se deri ëm tani janë pushuar nga puna 600 punonëjs ndërsa paralajmëroi se do të ketë të tjera shkarkime.

“Prej kohësh në Albpetrol pushohen profesionistë dhe rekrutohen militantë dhe fanatikë të Rilindjes. Ka filluar dhe vazhdon, fshesa përfundimtare e profesionistëve të këtij sektori, që nuk do të kurseje askënd që nuk është militant i Rilindjes.

Llogarite janë bërë për pushimin e 1000 – 1200 punonjësve, që përbëjnë gjysmën e punonjësve të Albpetrolit. Deri tani janë pushuar mbi 600 punonjës dhe njëkohësisht po merren të tjerë individë pa kurrfarë lidhje me Alpetrolin, por vetëm se janë, pjesëtarë të rilindjes dhe drejtues të strukturave të tyre”, tha baçi.

më tej, deputeti i PD-së shtoi se naftëtarët kanë filluar të kuptojnë se e ardhmja e Albetrolit është mbyllja e plotë e tij.

“Nga 2200 naftëtarë vetëm 600 prej tyre kane aplikuar për marrjen e këtij statusi. Ndërsa naftëtarët pensionistë i janë dorëzuar zhgënjimit, pasi asnjë sakrificë e tyre nuk u njoh prej Rilindjes. Naftëtarët e kanë kuptuar se çfarë do të ndodhë: Ata që kanë punuar prej vitesh, po flaken ne rruge, për arsyen e vetme se nuk i shërbejnë Rilindjes që është ne pushtet.

Askush në qeveri nuk jep shpjegime pse nuk është ngritur ende Instituti Shkencor Hidrokarbur, i miratuar me ligj në vitin 2017, si autoriteti tekniko-shkencor, oponent dhe autentik këshillimor për Shtetin Shqiptar.

Ai sipas ligjit duhej të ishte ngritur në muajin Shtator 2017, në fakt nuk është ngritur  akoma. Arsyeja dihet: Interesa të ulta të qeveritarëve po bëjnë presion që ky autoritet të mos ngrihet në qarkun Fier, ku janë vendburimet e naftës, por te jetë në Tiranë për t’u kontrolluar sipas interesit te qeveritareve”, theksoi Baçi.

 

 

Të fundit