Flash News

KRYESORE

“Bajrat nuk janë më të fuqishmit; grupi i parë kriminal ka deputet brenda Kuvendit”

“Bajrat nuk janë më të fuqishmit; grupi i parë

Grupi Bajri nuk është më i fuqishmi në Shkodër dhe në Shqipëri, por sipas gazetarit Artan Hoxha, grupi më i fuqishëm kriminal që vepron në kryeqendrën e veriut nuk është goditur ende. Në emisionin ‘Opinion’, Hoxha theksoi se ky grup ka madje edhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë, si dha ka përfituar më shumë nga emërimet në administratë.

“Është një grup tjetër që e ka deputet anëtarin e tyre, ka qenë edhe nga e majta dhe nga e djathta. Ka përfituar më shumë nga emërimet në administratë”, tha Hoxha.

Gazetari tha se në Shkodër janë të paktën katër grupe kriminale dhe grupi Bajri nuk ka qenë në krye të listës. Ai hodhi dyshime nëse Policia e Shtetit do e shtrijë goditjen edhe te këto grupe të tjera, që veprojnë prej dekadash në atë qytet.

“Do dalin fotot e ministrit”, gazetari flet për bashkëpunimin e politikës me klanin ‘Bajri’ në Shkodër

Të fundit