Flash News

KRYESORE

Bakaj transferohet në Bjellorusi për 100 mijë euro, presidenti i Kukësit: Nuk më pëlqenin gjestet e tij

Bakaj transferohet në Bjellorusi për 100 mijë euro, presidenti i

Sulmuesi kryesor i Kukësit, Elis Bakaj është transferuar në kampionatin bjellorus tek ekipi i Shaktjor Soligorsk, ku sipas marrëveshjes klubi i Kukësit do të përfitoj 100 mijë euro.

Megjithatë, të shumta ishin dilemat se pse Kukësi e largoi futbollistin në mes të kampionatit. Mbi këtë temë ka folur vetë presidenti Safet Gjici

“Ne kemi pasur ofertë për Bakajn që në fillim të janarit. Ai është djalë i mirë, por nuk më pëlqenin gjestet e tij të fundit. Në 5 takimet e fundit, nuk bëri asgjë për ekipin. E kishte mendjen për të ikur. Vendosëm që ai të shohë punën e tij” ka deklaroi Gjici në emisionin ‘Fair Play’.

Të fundit